Ivan Rakitiç dhe Rakell zbarkojnë në Paris

38

Pasi që para disa ditëve ishte në pushime në Dalmaci, Ivan Rakitiç me bashkëshorten Rakel dhe fëmijët vendosi që të vizitojë Parisin, ndërsa mediat reaguan shumë shpejtë, duke shkruar se kroati është ardhur për të firmosur për PSZH-në. Sipas tyre (mediave) kroati Rakitiç mund të jetë pjesë e pakos së bisedimeve për rikthimin e Nejmarit te Barcelona. Bashkëshortja e Raktiçit lansoi një foto në afërsi të Kullës së Ajfelit, pasi që ishin parë në avionin për në Paris. Andaj kjo edhe më shumë ka nxitur thashethëmet rreth kalimit të Rakitiçit te PSZH.