14 oficerët rusë vdiqën nën det për shkak të zjarrit në baterinë e nëndetëses

29

Një zjarr në bordin e një anije kërkimore të marinës ruse ka lënë të vdekur 14 anëtarë të ekuipazhit.

Ekuipazhi u helmua nga tymi kur anija po bënte matje në ujërat territoriale ruse të hënën, njofton Klan Kosova.

Autoritetet ruse sot thanë se shkaku kryesor i incidentit vdekjeprurës ishte një zjarr në ndarësin e baterive.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha gjithashtu se mini-nëndetësja ushtarake ishte me energji bërthamore, por reaktori ishte izoluar nga zjarri.

14 oficerë të lartë vdiqën nga tymi si rezultat i zjarrit në Detin Barents.

Anija është tani në Severomorsk, baza kryesore e Flotës Veriore të Rusisë.

Nuk është përmendur, por është një anije kërkimore në det të thellë, e cila kishte qenë duke eksploruar shtratin e detit Arktik, shkruan e përditshmja ruse Rossiiskaya Gazeta.

Ajo kishte zbritur në thellësi ekstreme në misionet e vështira.

Këto misione nuk janë specifikuar, por Rusia është në një garë ndërkombëtare për të mbrojtur pretendimet territoriale në Arktik, që besohet të jetë e pasur me naftë dhe gaz, si dhe me minerale të tjera.

“Shkaku kryesor është vërtetuar – ishte një zjarr në ndarësin e baterive dhe më pas u përhap,” i tha Shoigu presidentit Vladimir Putin në një takim më 4 korrik, sipas faqes së internetit të Kremlinit.

“Njësia e energjisë bërthamore në anije është izoluar plotësisht dhe askush nuk është në atë seksion, ekuipazhi mori të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur njësinë dhe është në gjendje të plotë pune Kjo na çon drejt shpresës që në një kohë mjaft të shkurtër, anija të mund të shfrytëzohet sërish”.