Agimi i Bamirësisë 100 iftare në ditë për familjet skamnore (VIDEO)

25

Për të 8-in vit me rradhë pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit Shoqata Humanitare “Agimi i Bamirësisë” organizon “Sofrën e Ramazanit” këtë aktivitet human tanimë tradicional që këtë vit për dallim nga vitet e kaluara Iftaret dërgohen neper shtepite e nevojtareve.

Vitin e kaluar pasiqë ky aktivitet ishte i destinuar për studentët, u shperndane 6600 iftare.

MARKETING 420 x 60

Cdo natë shperndahen për më shumë se 100 iftare nga aktivistët e palodhshëm dhe human të shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”.

Nga shoqata “Agimi i Bamirësisë” kanë falenderuar publikisht të gjithë ata donator të jashtëm dhe vendor të cilët kanë kontribuar me çfarë kanë pasur mundësi në realizimin e shumë aktiviteteve humanitare që janë realizuar nga shoqata “Agimi i bamirësisë” me këtë ata janë bërë pjesë e pandarë e vet shoqatës.