Kasami reagon për takimin e liderëve maqedonas

4

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot përmes një postimi në Facebook ka reaguar për takimin e liderëve të partive maqedonase, ku nuk janë të përfshirë liderët shqiptarë. Ja postimi i plotë i Kasamit:

“Çfarëdo marrëveshje që do të arrinin Zaev dhe Mickoski për Ligjin për Prokurorinë dhe për ‘Bombat’ e PSP-së, për Lëvizjen BESA do të jetë e papranueshme nëse pjesë e Marrëveshjes nuk do të jetë që proceset hetimore dhe gjyqësore të dala nga ‘Bombat’ e PSP-në nuk shqyrtohen edhe nga profesionistë nga SHBA dhe BE! Nëse një gjë e këtillë nuk është pjesë e Marrëveshjes, atëherë me automatizëm nënkuptohet se Zaev dhe Mickovski kanë arritur marrëveshje vetëm për të mbrojtur kriminelët e tyre partiakë dhe ata që shkatërruan shtetin vetëm për t`u pasuruar vetë!” – ka shkruar Kasami në Facebook

Loading...