50 mijë bileta falas për ta vizituar Japoninë

32

Kompania ajrore “Japan Airlines” do të dhurojë 50 mijë bileta kthyese për turistët e huaj, që do të vizitojnë Japoninë në verën e vitit 2020.

Kompania ajrore njoftoi se do të sigurohen 50000 bileta për fluturime nga aeroporti ”Haneda” (Tokio) dhe aeroportet ”Kansai” dhe ”Itami” (Osaka) për turistët e huaj, të cilët do të vizitojnë vendin mes 1 korrikut dhe 30 shtatorit, lajmëroi agjencia e lajmeve Kyodo.

Kompania, e organizuar në bashkëpunim me Agjencinë për Turizëm të Japonisë, ka për qëllim që të huajve të cilët do të vizitojnë vendin për të qenë të pranishëm në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike në Tokio 2020, të ofrojë edhe destinacione të tjera. /ATSH/