“Punët e mëdha bëhen me sinqeritet dhe seriozitet. Këtë më së miri e vërtetoi aktiviteti i Shoqatës Humanitare ‘Agimi i Bamirësisë’ , që zhvillohet çdo vit me rradhë në muajin e bekuar të Ramazanit, ‘SOFRA E RAMAZANIT’ , ku në këtë vit, gjegjësisht në këtë Ramazan janë shpërndarë gjithësejt 6180 iftare falas për studentët, dhe ajo që e kurrorëzoi gjithë këtë punë të madhe, ishte aktiviteti i Bajramit, ku u shpërndanë gjithësejt 300 pako me artikuj ushqimor për nevojtarët!
-Faleminderit ZOT per mundësinë e realizimit te ketij projekti!
-Falenderojmë përzemërsisht donatorët që participuan për iftaret, ku u lehtësuan studentëve të ushqyerit!
-Falenderojmë ata, pa të cilët ky aktivitet nuk do t’u realizoheshte, stafin e Sh.H. Agimi i Bamirësisë!
-Falenderojmë tejmase të gjithë mysafirët, të cilët na ndihmuan me shpërndarjen e iftareve, ku në mënyrë simbolike përçuan një mesazh të fuqishëm në opinionin e gjërë!
●Lusim Zotin që mos ndalemi asnjëherë në punët e dobishme për popullin tonë dhe ky aktivitet të marë jehonë edhe më të madhe viteve në vazhdim!
#elhamdulilah” – thuhet në postimin e Sh.H. Agimi i Bamirësisë.