Rreth 74% e të rinjve u larguan nga Maqedonia e Veriut që të gjejnë punë

25

Në panelin “Si të kthehemi në shtëpi” të organizuar nga Asociacioni për edukim “Mladinfo Internacional”, ku mori pjesë edhe Presidenti Stevo Pendarovski, euroambasadori Samuel Zhbogar dhe zv.ambasadori gjerman Oto Graf, u numëruan disa nga arsyet pse të rinjtë ikin nga Maqedonia e Veriut.

Politizimi, padrejtësia, mungesa e motivimit, sistemi i keq shtetëror, arsimi, u numëruan si arsyet kryesore pse 74% ikin nga Maqedonia e Veriut për në vendet tjera për të gjetur punë, ndërsa 36 % për një jetë më të mirë.

Një nga arsyet tjera sipas Pendarovskit, përveç ngecjes në rrugën euroatlantike, është edhe paga e ulët.

“Nëse me thonë se në vitet e 90-ta me rievoluimin, pagat tona të atëhershme do të ishin sot 500 euro, ne tani jemi në 405, 410 dhe se për 20 vitet e ardhshme do të jetë 600-700 euro, unë nuk do ndenja këtu”, ka thënë Pendarovski, duke shtuar se përkatësia partiake nuk duhet të merret parasysh në punësim.

Shteti diku 15 mijë euro humb çdo vjet nga çdo I ri që largohet nga vendi, duke e marrë parasysh se ka investuara shumë së paku në shkollimin e tij.

“Pas 30 vitesh ne sot flasim për aferë ku është e qartë se drejtësia në mënyrë selektive po praktikohet. Nuk është vetëm afera “Reket” që na i ka hapur sytë, ka pasur shumë afera, keni njerëz që janë arusha të mbrojtura në sistemin të cilët kanë forcë të mjaftueshme. Dhe nëse ligji nuk vlen njëjtë për të gjithë nga qytetari i thjeshtë deri te presidenti i shtetit, ai nuk është shtet juridik”, tha Pendarovski.

Zhbogar deklaroi se kohët e fundit derisa bisedonte me të rinjtë, dhe theksoi se ‘askush nuk i ka dëgjuar, se qeverive nuk ju ka interesuar për to’, ndërsa Graf theksoi se RMV duhet të brengoset tashmë të rinjtë të mos largohen nga vendi, jo sa njerëz do të kthehen.