RMV, dyshohet kontabilisti se ka marrë 11 milionë denarë nga zyra e noterisë ku punonte

15

Prokuroria themelore publike – Shkup filloi procedurat ndaj kontabilistit, I dyshuar për kryerjen e veprës penale, neni 354, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal.

Kontabilisti i dyshuar në periudhën nga 28 prilli i vitit 2016 e deri më 28 nëntor 2019, ka përvetësuar parat në një zyre noterie në vlerë 10,913,195 denarë.

Ai I paautorizuar ka mbushur dhe nënshkruar fletëpagesa për transferim të mjeteve nga xhirollogaria e zyrës së noterisë në xhirollogarinë e gruas së tij.

Prokuroria publike ka propozuar deri te Gjykata penale – Shkup që të dyshuarit t’i merren dokumentet e udhëtimit jashtë vendit.