A do të anulohet ky vit shkollor në Maqedoninë e Veriut?

13

Qeveria e RMV-së tashmë ka ndërprerë funksionimin e shumë institucioneve shtetërore dhe bizneseve në vend, si masë për parandalimin e virusit korona. Kështu, Qeveria tashmë dy javë ka ndërprerë edhe funksionimin e shkollave.

Qeveria e RMV-së vendosi këtë javë që viti shkollor të vazhdon në distancë gjatë kohës së epidemisë, duke propozuar tri forma të zhvillimit të Mësimit në distancë: përmes platformës Eduino, emisioneve edukative-arsimore në televizionin publik, si dhe përmes platformës që do e përzgjedhë vetë shkolla për zhvillimin e procesit arsimor sa më mirë ndërmjet nxënësve dhe arsimtarëve.

MARKETING 420 x 60

Akoma nuk dihet sa do të zgjasë ndërprerja e procesit arsimor në shkolla, por bazuar në Ligjin për arsimin fillor viti shkollor i plotë duhet të ketë 180 ditë mësimore, numër i ditëve që akoma nuk janë realizuar deri më tani.

Por, Neni 50 I Ligjit për arsimin fillor sqaron në paragrafin 6 edhe rastet kur ndërpritet shkolla për shkak gjendjes së jashtëzakonshme, si kjo e epidemisë.

(6) Puna edukativo-arsimore nuk guxon të ndërpritet gjatë vitit mësimor, përveç për gjendjet e jashtëzakonshme (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për çfarë vendos ministri dhe e përcakton organizimin e mësimit deri në fund të vitit shkollor, por jo më pak se 100 ditë mësimore, në bazë të programeve të shkurtuara mësimore, të përpiluara nga Byroja, ndërsa të miratuara nga ministri.

Deri më tani, në shkollat e Maqedonisë së Veriut janë realizuar mbi 115 ditë mësimore.

Ndryshe, ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi akoma nuk ka vendosur që ditët e humbura a do të kompensohen në fund të vitit shkollor (pas 10 qershorit), apo do të krijohen programe të shkurtuara me qëllimi që mësimi të zhvillohet deri më 10 qershor.