A i do lekët e biletës mbrapsht? Momenti i sikletshëm i aktorëve kur publiku s’qesh

81

Aktori i humorit Gent Hazizi, ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Ai rrëfeu anekdota interesante nga shëtitjet e tij nëpër qytetet e Shqipërisë, ku edhe realizon shfaqje humori. Në njërën nga këto shfaqje, Genti thotë se një zotëri nuk qeshte, në një kohë të gjithë të tjerët, ‘gajaseshin’ nga humori i bërë nga ai. Në një moment ai thotë se iu afrua pranë dhe e pyeti nëse dëshironte t’ia kthente mbrapsht lekët e biletës. Ndërkohë shikuesi i kishte thënë se ishte duke menduar mbi gjërat e tij.

“E bukura kush është? Kur t’i ke interaktivitet me publikun dhe i thua atij që të mendojë, që ajo që po thotë ai është monologu i radhës. Ti fillon ta ngacmosh dhe shumë batuta t’i thotë edhe ai. Zakonisht çdo shfaqe është ndryshe, edhe publiku është ndryshe. Kur shikoj një njeri që nuk qesh, e lë për momentin. Më ka ndodh në sallë, ishte njëri, nuk donte me qesh, në botë se qeshte. Salla qeshte, ai jo. U detyrova nga minuta e 40-et dhe i thash të t’i kthej lekët e biletës, jo më tha çfarë, jo tha se po mendoja gjërat e mia”, tha Genti.