A po bëhet Bullgaria një Greqi e re?

186

Pas mbarimit të samitit të BE, është e pasigurt rrjedhja e mëtutjeshme e integrimeve të vendit. Menjëherë pasi që përfundoi samiti online në Zagreb, Borisov ka mbajtur konferencë për media, ndërsa pjesën më të madhe ia përkushtoi raporteve fqinjësore. Porositi se Bullgaria, fuqishëm e mbështet vendin tonë në rrugën drejt BE-së, por se gjithashtu ka qëndrim aq të fuqishëm se duhet të mbahemi deri te historia dhe Marrëveshja për raporte të mira fqinjësore. A do të bëhet Bullgaria një Greqi e re dhe pengesë e Maqedonisë në rrugën drejt BE me deklaratën e tillë?

“Ne të parët i mbështetëm për në NATO. Për çfarë nuk i kemi mbështetur? Çfarë duhet të bëjmë? Të dalim dhe në fund të themi ne jemi maqedonas? Ne mbaruam punë, i respektuam dhe do u jepja këshill vëllazërorë të mos vendosin kushte të pamundura”, tha Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.

MARKETING 420 x 60

Negociuesi teknik i vendit me BE-në, Bojan Mariçiq, në deklaratë për “TV21” vlerëson se çështjet e tilla duhet t’i pranojmë në mënyrë më normale, më të qartë dhe me kokë të qetë, që të mundemi të hyjmë në mbrojtjen e interesave tonë gjatë negociatave dhe gjatë përgatitjes së negociatave.

“Edhe në interes tonë është të zbatohet marrëveshja për shkak se ajo marrëveshje do të jetë gjatë negociatave dhe gjatë përgatitjes së një lloj mbrojtje nga kërkesat e pakuptueshme, mbrojtje nga zgjerimi i tepërt i temave ose çështje për të cilat mund të diskutohet dhe ajo marrëveshje dhe respektimi i saj do të jenë në interes tonë nëse e zbatojmë si duhet. Unë nuk besoj se Bullgaria do të jetë pengesë e re, por ata vendosën të theksojnë atë të drejtë të tyre, kërkesë dhe çfarë presin tani”, tha Bojan Mariçiq, negociues teknik i vendit me BE.

Analisti, Albert Musliu, shpreson se në shembullin me Bullgarinë nuk do të biem pre siç bëmë me rastin me Greqinë.

“Unë shpresoj se këto çështje do tu lehen ekspertëve, se politikanët sa më pak do të bëhen ekspert historik dhe se në fund me kompromis do të gjendet ndonjë zgjidhje e përbashkët, për shkak se miqësia me Bullgarinë, me Greqinë si dhe me vendet tjera të BE-së, na duhen në rrugën e euro integrimit. Nuk besoj se pala bullgare do të shkoj në drejtim të krijimit të armiqësisë, por do të shkojë në drejtim të krijimit të raporteve miqësore. Nuk besoj se do të kemi veto në përputhje me konkluzionin e samitit për fillim të negociatave”, tha Albert Musliu, analist politik.

Vendet e Ballkanit perëndimor në samitin e djeshëm të BE-së që u mbajt në Zagreb, morën porosi për vazhdimin e reformave dhe mbështetje për euro integrimet. Në këtë samit u theksua edhe mbështetja konkrete financiare që do ta marrin vendet nga ky rajon për parandalimin e koronavirusit.