A po rikthehet Lëvizja BESA e fuqishme në skenën politike?!

197

2 vite pas themelimit të saj, Lëvizja BESA në zgjedhjet e para parlamentare që ky subjekt politik merr pjesë, pra në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, ajo arriti të fitojë 5 deputet, gjë e cila shkaktoi një eufori të madhe në opinion, duke i sjellur Lëvizjes BESA një mbështetje të madhe.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, BESA arriti të fitojë vetëm komunën e Zhelinës, ndërsa në Tetovë dhe gjithë komunat tjera, këtij subjekti iu vërsulën të gjithë aktorët politik në vend duke ia arritur qëllimit që Lëvizja BESA mos të fitojë shumë komuna, duke e ditur kapacitetin dhe potencialin e saj të fuqishëm.

Në fillim të vitit 2018, shërbimet sekrete dhe kuzhinat nëntokësore të politikave antishqiptare, arritën që ta përçajnë këtë parti, duke iu ndarë një grup i vogël individësh që u bënë vazal të pushtetit.

Ambienti i turbullt që u krijua në skenën politike në Maqedoni, krijoi një opinion të dyshimtë në popull. ‘A do të arrijë BESA të mbijetojë, a ka kapacitet BESA për të qëndruar fuqishëm në skenën politike?’ e shumë pyetje të tjera që hasnin në opinion.

Por sot, pikërisht në kampanjën e zgjedhjeve presidenciale 2019, ku Lëvizja BESA bashkë me ASH-në përkrahin një kandidat shqiptar për president, Prof. Blerim Rekên, shihet se opozita shqiptare, veçanërisht Lëvizja BESA ka përkrahje të madhe në popull. Veç kësaj, këtij subjekti kohëve të fundit janë duke iu bashkangjitur shumë figura nga jeta akademike, por edhe kalime të shumta nga subjektet tjera.

Pas gjithë kësaj lind pyetja: Vallë a po kthehet Lëvizja BESA ende më fuqishëm në skenën politike shqiptare në RMV?!