A THUA SE TË RINJËT TANË S’KANË TË DREJTË TË SHPREHIN REVOLTËN E TYRE PËR KUSHTE MË DINJITOZE

143

Shkruan Isein Ajdari – Kryetar i Lëvizjes BESA në Kërçovë

A THUA SE TË RINJËT TANË S’KANË TË DREJTË TË SHPREHIN REVOLTËN E TYRE PËR KUSHTE MË DINJITOZE

Mangësitë dhe problemet e akumuluara në vend nuk zgjidhen vetëm me sjelljen e ligjeve nga ata që vetë as që i kuptojnë çka votonjë, por me hartimin e projekteve aksionale për implementim, me efekte pozitive në praktikë.
Këtu duhet ndryshuar mendësia diskriminuese ndaj të rinjëve nga partitë participiente në qeverinë aktuale dhe që do vijonjë. Ngase ne sot problem kryesor nacional dhe si shoqëri kemi pikërisht braktisjen masive të vendit nga pakënaqësia dhe mospërfillja e kërkesave të të rinjëve në shoqëri dhe moskrijimit të kushteve normale që kërkohen në shekullin XXI. Në vendet e zhvilluara kushtet që të rinjët tanë i kërkonjë sot, ata i kanë pasur dekada përpara nesh. Prandaj apeli është që dhuna e pushtetit të zëvendësohet me përfilljen e kërkesave jetësore të të rinjëve dhe krijim të kushteve dinjitoze në të gjitha fushat, njëjtë si në vendet me civilizim dhe zhvillim normal…
Sot në rrugë nuk hasim dhunë vetëm nga njerëz të devijuar dhe të papërgjegjshëm, si në komunikacion, ashtu edhe gjetiu, por edhe nga kafshët: kuaj, qen dhe çkajo që nuk e kanë vendin në rrugë dhe nëpër bulevarde dhe askush nuk merr masa që të trajtohen drejtë, a në shtet kemi qindra institucione dhe inspektorjate që nuk funksiononjë…
A thua çmimin e mosneglizhencës dhe mosfunksionimit normal të shtetit duhet ta paguanjë të rinjët tanë vetëm e vetëm pse ngrenjë zërin e revoltës?!

(I.A., 04.10.’19, Kërçovë)

Loading...