Abdush Demiri i Lëvizjes Besa: Në 2016 e përgjysmuam BDI-në, tani do ta përmbyllim misionin me të! (Video)

123

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Besa, Abdush Demiri në tubimin përmbyllës në Tetovë, ka folur për koalicionin ”Mundemi”. Demiri thotë se me këtë koalicion plotësohet mozaiku i asaj që paraqet vetë shteti, shtet multietnik i të gjithë qytetarëve të saj. Ai ka folur edhe për rolin e Lëvizjes Besa gjatë periudhës për kaq sa është në opozitë, duke e vlerësuar si konstruktiv dhe konsistent, shkruan Albanews24.

Demir ka hedhur kritika ndaj BDI-së, duke theksuar se për gjithë këto vite qeverisje, BDI ka bllokuar shumë procese për mirëqenien e shqiptarëve.

”Me 15 korrik, Lëvizja Besa do të përmbush misionin e filluar në zgjedhjet e vitit 2016. Atëherë e përgjysmuam, kurse tani përfundimisht do ta dërgojmë në opozitë. Kjo gjë është e mirë edhe për BDI-në, por edhe për të gjithë që pas 18 vite qeverisje të dështuar, të qëndrojë në opozitë”, ka deklaruar Demiri.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për programin politik të koalicionit ”Mundemi”, me të cilin synojnë t’i zgjedhin problemet e qytetarëve pa përjashtim të etnisë. Ekonomia dhe zbutja e pasojave të shkaktuara nga pandemia janë prioritet i qeverisjes së ardhshme. Me masat ekonomike do të mund të ruhen vendet e punës dhe njëkohësisht do të hapen vende të reja të punës. 2.2 miliardë euro investime publike dhe 1.2 miliardë euro investime direkte private. Rritja e rrogës minimale prej 40%, ndërsa atë mesatare për 30%. Zhvillimi i zonave ekonomike me banim shumicë të shqiptarëve, me çka barazbeshimi ekonomik do të bëhet realitet, ka theksuar Demiri ndër të tjera sa i përket zhvillimit ekonomik me qeverisjen e ardhshme të Lëvizjes Besa. /Albanews24/