Agimi i Bamirësisë në sheshin Iliria me pikë grumbullimi të mjeteve për tërmetin në Shqipëri

52

Shoqata humanitare Agimi i Bamirësisë, e cila njihet për veprat humane të realizuara kryesisht në rajonin e Tetovës, ka nxjerrur pikën e grumbullimit të mjeteve në sheshin Iliria në Tetovë, të cilat do jenë në shërbim të të prekurve nga tërmeti i djeshëm që preku Durrësin dhe rajone tjera të Shqipërisë.

Përndryshe, SH.H. Agimi i Bamirësisë njihet në rajonin e Tetovës si shoqata më e besueshme sa i përket humanitetit dhe veprave bamirëse. Ajo ka ndërtuar 6 shtëpi për skamnorët, si dhe vazdhon me aktivitetet e saja si Dru për Nevojtarët, Miell për Nevojtarët, Menza Studentore etj.

MARKETING 420 x 60