Agjensioni për Rini dhe Sport, ka dorëzuar padi penale kundër ish kreut të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjievski dhe kreut aktual, Muhamed Sejdini, që kohë më parë ishte zëvendës i Gjorgjievskit. Padi penale ka edhe për disa pjesë të komitetit Qëndror të FFM-së dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit, Burim Sejdini.
Sipas informacioneve personat e lartë-përmendur akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të procesit.
Se kanë ngritur padi për Tv21 e pohoi edhe kreu i ARS-së, Darko Kaevski.