Ahmeti: Porositë me spotet zgjedhore me UÇK-në janë për Zaevin dhe Mickoskin (Video)

137

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin ”Zgjedhje parlamentare 2020”, ka theksuar se spotet zgjedhore me UÇK-në janë porosi për të gjithë ata që e kanë harruar të kaluarën dhe në veçanti porositë janë për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, shkruan Albanews24.

”Një porosi për të gjithë ata që harrojnë të kaluarën. Ai që harron të kaluarën nuk din të ndërtojë të ardhme. Kjo është më se e vërtetuar shkencërisht. Sikur me dijt, duke patur një far parandjenjë dhe ajo ndodhi. Pse, a pak të duket po t’i jap 13 deputetë vetëm e vetëm shqiptarët të mos jenë drejtim të shtetit. Pak të duket”, kështu i është përgjigjur Ahmeti gazetarit.

MARKETING 420 x 60

Porosia me spotet zgjedhore me UÇK-në, sipas Ahmetit është i atyre që e kanë bërë, duke lënë të nënkuptohet se është për Zaevin dhe Mickoskin. /Albanews24/