Ahmeti: Shpërndarja e ”bombave” një moment çnjerëzor

129

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për emisionin “200” tha se e shqetëson situata që bisedat e përgjuara mund të gjenden në “Bit Pazar” më lehtë sesa frutat ose perimet e freskëta. Të gjitha përgjimet që janë bërë janë lëshuar në treg në Ferizaj, në treg në Stamboll, dhe kjo nuk është e drejtë për asnjë politikan.

“Unë mendoj se është një moment çnjerëzor që shpërndahen bisedat e përgjuara, madje edhe ato private. Nëse do të kishte fakte rreth abuzimeve, nëse do të kishte fakte për një marrëveshje të fshehtë, ato me siguri do të publikoheshin.

MARKETING 420 x 60

Ekziston një marrëveshje midis të gjitha partive politike që bombat të mos përdoren si prova, dhe kjo u arrit së pari midis LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së”, tha Ahmeti.