Aksident në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, katër persona të lënduar

18

Në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, në afërsi të fshatit Gradishte, dje rreth orës 09:40 ka ndodhur një aksident në mes veturës “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit e drejtuar nga 20-vjeçari D.M. nga fshati Rankovcë, dhe një automjeti për transport “Tam” me targa të Shën Nikollës, e drejtuar nga 37-vjeçari I.A. nga fshati Dolno Gjugjance nga Shën Nikolla.

Nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë D.M. i cili është transferuar në spitalin e Kumnovës.

Ndërsa lëndime të lehta ka marrë I.A. dhe bashkudhëtarët në veturën “Passat” T.NJ. dhe NJ.A. të cilët po ashtu janë dërguar në spitalin e Kumanovës.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekspert nga ekipet e SPB Kumanovë.