Aksion ironizues i ASH-së para Qeverisë

11

Në mënyrë ironizuese aktivistët e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët lanë disa dhurata hë hyrje të Qeverisë. I maskuar si gjyshi i Vitit të Ri, njëri prej aktivistëve të FRASH-it nxori disa pako, në të cilat shkruante: moral, mend, profesionalizëm, fytyrë, kulturë dhe të tjera. Ai tha se Qeveria ka nevojë më shumë se gjithçka tjetër për këto virtyte gjatë vitit 2020, duke iu bërë thirrje qytetarëve që besimi i tyre ndaj politikanëve në pushtet të mos jetë i njëjtë me atë të fëmijëve në babadimër.

Deklaratë – Anëtar i Forumit Rinor të ASH-së

Me këtë rast uroj që politikanët do t’i përdorin këto dhurata ashtu siç duhet dhe asnjë herë më nuk do ta keqpërdorin besimin dhe paratë e qytetarëve për interesat e tyre personale. Duke iu uruar të gjithëve një vit të mbarë, uroj që asnjëherë besimin, të cilin kanë qytetarët në mua të mos jetë i barabartë me mosbesimin që kanë ndaj përfaqësuesve të tyre politik. /Alsat M/