Aksion policor, kapet një i Haraçinës

94

Një banor i Haraçinës është kapur nga policia të dielën (12.05.2019) rreth orës 21 e 30 minuta në autostradën Shkup-Veles. Te vendi i quajtur “Nyja e Shtipit”, policët e kanë ndaluar 54 vjeçarin me iniciale I.M. në veturë “Opel” me targa të Shkupit. Me rastin e kontrollimit të veturës janë gjetur 10 persona-migrantë, transmeton Gazeta Lajm. Migrantët dhe I.M. janë dorëzuar në Stacionin Policor Veles për procedurë të mëtejme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër I.M. do të ngritet padi adekuate, njoftoi policia.