Në redaksinë e portalit tonë kanë arritur disa fotografi, ku mbrëmjen e kaluar, ashtu si edhe Tetovë, disa të rrinj kanë mbushur edhe Gostivarin me grafite kundër partisë në pushtet, BDI.
“Gostivari nuk ka vend për Stërvinat” , ka qenë njëra nga slloganet e shkruara, ndërsa ajo që ra më shumë në sy ishte sllogani “Gostivari i XHEMË HASËS nuk ka vend për Tradhtarë!”.
Aksion i ngjajshëm para disa ditëve u zhvillua në Tetove, ku përsipër e morën Forumi Rinor i Lëvizjes Besa.
Përndryshe, e gjithë kjo revoltë erdhi pas publikimeve të ‘bombave’ nga El Cheka, ku dëgjohen funksionarë të BDI-së duke ofenduar qytetet shqiptare.