Aktakuzë për 11 persona për “shkallët spanjolle”

33

Pas një procedurë gjithëpërfshirëse hetimore të iniciuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në qershor të këtij viti, prokurori publik kompetent ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave në Gjykatën Themelore Penale-Shkup. Të akuzuarit akuzohen për veprën penale “Shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”, ndërsa njëri prej personave akuzohet për veprën penale të “Punë të pandërgjegjshme”.

Gjatë hetimit u konstatua se në periudhën prej 21 dhjetori 2010 deri më 8 gusht 2018, i akuzuari i parë së bashku me pesë të punësuar në administratë, duke mos arritur të kryejnë detyrat e tyre zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tokën ndërtimore dhe nuk kanë iniciuar procedurë për ndërprerjen e kontratave për tjetërsimin e tokës dhe kthimin e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, as nuk kanë paguar gjobë për kontratën duke bërë të mundur që blerësit për të fituar fitim të paligjshëm.

Me veprimet e tyre, të akuzuarit i shkaktuan dëme buxhetit në shumën totale prej 163.513.868 milionë denarë.