Në një postim në rrjetin social Facebook, koordinatori i këshillave vendor në Çair, ka shprehur revoltën e tij lidhur me hilet dhe padrejtësinë që u ka bërë zv. kryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani. Për më tepër shihni se çka shkruar ai në profilin e tij:

“Pyetje publike nga aktivistat e BDI-së deri te Bujar Osmani: I nderuari Bujar. Ju ishit shef i fushatës zgjedhore në Çair për zgjedhjet e fundit lokale që u realizuan si dhe për referendumin për ndryshimin e emrit.
Gjatë fushatës zgjedhore lokale Ju personalisht u zotuat se do të punësoni nga 5 aktivistë të çdo këshilli vendor. Këto 5 punësime i harruat dhe kur u afrua referendumi ju përsëri premtuat dhe përsëri na gynjyet.
Kaluan 2 vite nga këto premtime dhe ende ska lëviz asgjë.
Në ndërkohë Ju deklaroni neper mediat maqedone se keni 100 kusheri dhe nuk ka problem nëse ato punësohen.
ju pyesim publikisht: Edhe sa kusheri ju mbetën pa punësuar që ti punësoni edhe ato që të vijn në rend aktivistat qe i keni mashtruar. Isa Hoti – kordinator I kryetarve te keshillave vendor.” – shkruan ai.