Aktivizohet vullkani Etna (VIDEO)

33

Vullkani më i lartë në Evropë, në Mali Etna, u zgjua mbrëmë dhe lëshoi llavë, duke kënaqur e mahnitur spektatorët, ndërkohë që autoritetet vëzhgonin situatën për të garantuar që askush nuk do t’i afrohej zonave të rrezikshme, transmeton VOA.

Vullkani me lartësi 3300 metra shpërthen disa herë në vit, duke gulçuar me zhurmë e duke lëshuar llavë por pa shkaktuar dëme. Për herë të fundit Mali Etna pati një shpërthim të fuqishëm vullkanik në vitin 1992.

Riaktivizohet vullkani Etna

Mali Etna në Siçili është mbuluar retë e tymit dhe llava e vullkanit të riaktivizuar i cili nuk ka shkaktuar dëme.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Sunday, 28 July 2019