Albanews24 mëson: Pas Alternativës edhe PDSH-ja në lista të përbashkëta me LSDM-në?!

952

Ditë më parë kreu i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin “360” gradë në Alsat – M, deklaroi se Alternativa është e gatshme dhe po shqyrtojnë mundësin për një koalicion parazgjedhor me LSDM-në e Zoran Zaevit, gjë që shuan shpresat për një koalicion opozitar shqiptar.

Por siç mëson Albanews24 nga burime të sigurta qeveritare, pos Alternativës edhe PDSh-ja e Menduh Thaçit po shqyrton mundësin për lista të përbashkëta me LSDM-në, në një koalicion parazgjedhor. Gjithashtu, ky burim informon se LSDM-ja ka ofruar edhe ndarjen e deputetëve, ku sipas marrëveshjes Alternativës dhe PDSh-së do t’i takonin 4 deputet, 2 për Alternativën dhe 2 për PDSh-në.

MARKETING 420 x 60

Ndryshe, mbrëmë Menduh Thaçi në Tetovë ka mbajtur kuvendin e degës, ku nga aty ka sulmuar BDI-në, duke mbrojtur Muhamed Zekirin e LSDM-së dhe duke deklaruar se BDI dështimet e saja dëshiron t’ia adresojë Muhamed Zekirit të LSDM-së./Albanews24/