Albin Kurti dhe Shkurte Fejza do të marrin pjesë në tubimin e Blerim Rekës në Tetovë

313

Portali Albanews24 ka arritur të siguroj informacione burimore se në mbështetje të kandidatit shqiptar në tubimin përmbyllës në Tetovë, të enjten, 18 prill, te salla e shkollës medicinale në Tetovë, i pranishëm do të jetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me disa bashkepuntorë të tij.

Poashtu tubimin do ta nderoj me praninë e saj, këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza, si gjithmonë duke mbajtur gjallë me zërin dhe këngën e saj të bukur shpresën dhe ëndrrën shqiptare.