Albin Kurti prej Kumanovës: Tash ka mbetur të ndryshohet edhe emri i presidentit, nga Ivanov në Reka 

93

“Greqia nuk është më armik i jashtëm, sepse tashmë ndërroi emri i shtetit. Tash ka mbetur që të ndërrohet emri i presidentit, nga Gjorge Ivanov në Blerim Reka”, kështu ka bërë thirrje, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot në Kumanovë, që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit ta rrethojnë numrin 1 dhe të votojnë për kandidatin e pavarur, Blerim Reka, transmeton Portalb.mk .