“Alfat” nuk do të ekzistojnë, promovohet njësiti i ri policor në Maqedoni

46

Nga sot njësiti “Alfa” nuk do të ekzistojë. Ata u zëvendësuan me Njësinë e re për ndërhyrje.

Në qendrën policore Gjorçe Petrov, sot u promovua Njësia e re policore për intervenim, e formuar nga Njësia e deritanishme për rend dhe qetësi, Njësia për intervenim dhe përgjigje të parë “Alfa” dhe Njësia për asistencë dhe sigurim të transportit.

Njësia e re do të jetë kompetente për përcjelljen e situatës në sferën e sigurisë publike në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme dhe ndërmarrjen e veprimeve dhe masave nga sfera e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e krimit dhe veprimin ndaj kërkesës për asistim të realizimit të vendimit të miratuar.

Në promovimin e njësisë së re ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili tha se kjo reformë ka qenë e domosdoshme me qëllim që të ketë numër sa më të madh të nëpunësve policor në rrugë.

Spasovski shtoi se Njësinë e kanë formuar në bazë të modelit për polici intervenuese në Zagreb, Kroaci.

“Konsideroj se pikërisht sot, para vitit 2020 ishte momenti ideal ta promovojmë këtë Njësi, të prezantohet në opinion se këto pjesëtarë të Njësisë me të vërtetë janë të gatshëm të përballen me ç’farëdo lloj sfide dhe rrezik në pjesën e sigurisë”, tha Spasovski.