Alimi: Çfarë mesazhi është ky për gjeneratat që vijnë?

51

Shkruan: Dervish Alimi, anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA

Çfarë mesazhi është ky për gjeneratat që vijnë?

…kur e merr ne pyetje dhe e kercenon me arrestim rininë tënde që ka gjetur një mënyrë origjinale dhe autentike për të shprehur protestën e tyre të pakenaqësisë qytetare ndaj moskryerjes së obligimeve të përditshme ligjore të kryetarëve shqiptare të komunave shqiptare, edhe atë për një shqetësim aq të thjeshtë dhe në shikim të parë të papërfillshëm, por qe simbolizon dhe dëshmon fuqishëm paaftësinë dhe pafyqishmërinë politikë të përfaqësuesve politikë shqiptarë në pushtet?

Nëse më parë rinia kishte frikë dhe shqetësohej nga diskriminimi politik i subjekteve joshqiptare, sot ajo po përjeton ne lëkuren e vet “dajakun” politik nga prinderit e shokëve të tyre të rinisë, e cila edhe ashtu e ka humbur “busullen” politike nacionale dhe më shumë ështe e interesuar për “busullën” ekonomike në mërgim!

Neve duhet të na gëzojë fakti pse ka ende të rinj që shqetësohen për ardhmërinë e tyre politike dhe qytetare në vend, dhe nuk guxojmë aspak qe të tillët t’i heshtim dhe t’ua mbyllim gojën, mù né prindërit e tyre!

Çfare mesazhi eshte ky per ta?
“Nëse nuk ju pelqen, mbathjani edhe ju kah këmbët sytë…?!
Vetëm na lerni rahat neve në lloçin tonë politik, sepse ne jemi të kënaqur të jetojmë ne lloç (bashkë me qente endacake!), sepse së paku ky lloç eshte i yni dhe nuk e japim….”?!

Loading...