Alternativa refuzon ofertën e Selës për koalicion trepalësh

112

Akoma asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur nga partitë politike shqiptare për koalicione të mundshme parazgjedhore. Ideja e koalicionit trepalësh mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Besës rezulton e dështuar. Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, beson në një marrëveshje pozitive me partinë e Selës por e hedh poshtë mundësinë për koalicion me Besën.

Jemi në bisedime të vazhdueshme me Aleancën në këtë rast, edhe në nivel të Komisioneve, edhe në nivel të kryetarëve të partive dhe besojmë që përmbyllja e këtyre bisedimeve shpresoj dhe besoj që do të jetë pozitive dhe do të ndodhë brenda disa ditëve- tha Skender Rexhepi, Alternativa.

A hidhet përfundimisht poshtë mundësia për një koalicion me Besën

Po. Gjithsesi. Nëse vjen deri te pika që ju e përmendni, në asnjë rast, Alternativa dhe asnjë organ partiak nuk do të pranonte të ulet në një tavolinë me njerëz të cilët kanë thyer çdo shpresë dhe ideal tek votuesit tonë të përbashkët.