Alves: Messi tregoi mosrespekt

18

Daniel Alves e ka kritikuar ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi, pas pohimeve të këti jtë fundit se Kupa e Amerikës është kompeticion i korruptuar pas humbjes së Argjentinës nga Brazili.

Messi “goditi” organizatën CONMEBOL dhe garën e organizuar nga ta pas humbjes në gjysmëfinale nga Brazili, dhe prapë pas ndeshjes për vend të tretë kundër Kilit, ku u ndëshkua me karot ntë kuq.

Pesë herë Topi i Artë kishte lënë tëk uptohet se zyrtarët e CONMEBOl po i favorizonin organizatorët e turneut përgjatë garës.

“Një shok nuk ka gjithmonë të drejtë vetëm pse është shok. Mund ta thuash kur nxehesh, por unë prapë nuk do të pajtohem”, ka thënë Alves për “Bemi Amigos” në Sport TV.

“Së pari, ai nuk po e respekton një institucion si Seleçao, sipas meje. Së dyti, ai nuk po tregon respekt ndaj disa profesionistëve të cilët kanë vënë shumë gjëra anash në mënyrë që të luftojnë për një ëndërr”.