AMBASADORJA E RE AMERIKANE ARRINË NË SHKUP

37

Ambasada e SHBA-së në Shkup përmes Facebookut ka njoftuar se në Shkup ka arritur ambasadorja e re Kejt Mari Bërns. Ajo është takuar me bashkëpunëtorët e saj dhe së shpejti pritet të dorëzojë letrat kredenciale tek presidenti Stevo Pendarovski.

Ambasadorja e re e SHBA-ve Kejt Mari Bërns ka arritur në Shkup. Ajo sot ka marrë detyrën dhe është pritur nga bashkëpunëtorët e saj në Ambasadën e SHBA-së në Shkup, dhe më pas ka mbajtur një fjalim para të punësuarve – ka publikuar ambasada amerikane në faqen e saj të Facebookut.

Bërns në Shkup ka arritur së bashku me bashkëshortin Skot Gejxh. Pritet që këtë javë ajo të dorëzojë letrat kredenciale tek Presidenti Pendarovski. Para disa ditëve, ambasadorja Kejt Mari Bërns ju drejtua përmes një video-mesazhi qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Ekipi i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup dhe unë do të punojmë që ti ndihmojmë Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe të krijojmë mundësi të reja për progres, përmes bashkëpunimit dhe programeve për këmbim, korpusit të paqës dhe Misionit të USAID-it. Duam të kontribuojmë për ardhmëri pozitive” – kishte thënë Bërns në mesazhin e para disa ditëve. /Klan Macedoni/