Analisti i BBC kthehet përsëri dhe fëmijët e tij gjithashtu – kësaj radhe pak më ndryshe

8

Duhet ta pranojmë: Sa herë që Robert Kelly paraqitet në televizion, me siguri të flasë për gjëra shumë të rëndësishme, ne mbajmë sytë hapur për të parë nëse fëmijët e tij do të futeshin brenda.

Kjo është ajo që ndodhi në intervistën e tij në vitin 2017, kur së pari shfaqet vajza e tij, pastaj djali i tij, dhe pastaj nëna e tyre e tmerruar duke u përpjekur t’i merrte gjërat nën kontroll.

MARKETING 420 x 60

Për “fat të keq”, intervistat kanë shkuar shumë mirë që nga ajo kohë – së paku deri tani!

Dhe tri vjet pasi videoja e parë u bë virale, përcjell Telegrafi, familja na ka dhuruar një tjetër – kësaj radhe ndoshta për të na ndihmuar të kapërcejmë bllokimin nga coronavirusi – duke na sjellë fëmijët përsëri.

Gjatë një interviste të babait të tyre për situatën në Korenë e Jugut – shkaku i coronavirusit, ata nuk mund të rezistonin duke përdorur kohën e intervistës për të rrëmuar.

Ata mund të jenë pak më të rritur, por janë po aq argëtues si gjithmonë.

Dhe mesazhi i atyre që kanë parë videot kryesisht ishte: Kurrë mos ndrysho, familja Kelly!