Saturday, April 16, 2022
Ballina Politikë Maqedoni Angelovska-Bezhovska: Ekonomia e Maqedonisë është përshpejtuar që nga viti i kaluar

Angelovska-Bezhovska: Ekonomia e Maqedonisë është përshpejtuar që nga viti i kaluar

6

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska në një intervistë për “Alfa” tha se pas ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në 2017, ekonomia e Maqedonisë është duke u përshpejtuar gradualisht që nga viti i kaluar.

“Për këtë vit, të dhënat e disponueshme tregojnë se tendenca e përshpejtimit gradual të aktivitetit ekonomik vazhdon, niveli i realizuar i rritjes për tremujorët e parë është 3.6%. Parashikimet tona për këtë vit janë rritje prej rreth 3.5%. Duke marrë parasysh zhvillimet e tanishme, nuk ka ndonjë devijim të konsiderueshëm në aktivitetin ekonomik nga ai i parashikuar nga Banka Popullore, dhe asnjë devijim të rëndësishëm në inflacionin e parashikuar prej 1%”, tha guvernatorja.

Ajo gjithashtu preku faktorët që nxisin rritjen ekonomike, duke theksuar veçmas kontributin e rritjes së eksportit.

Duke folur për vlerësimet e agjencisë “Fiç”, ajo theksoi se sistemi bankar është një faktor që ndikon pozitivisht në vlerësimin e kredisë në vendin tonë.