Ish komandanti i Kompanisë, Brigada 113-Ismet Jashari, Arben Nitaj nga Deçani i Kosovës, me një postim të tij në Facebook, ka thumbuar edhe një herë kreun e BDI-së Ali Ahmetin, duke shprehur mllefin e tij kundër atyre që shfrytëzuan luftën e 2001-shit dhe UÇK-në për interesat e tyre personale dhe klanore. Për më tepër lexoni postimin e tij në Facebook:
“Edhe me shqetësuese dhe të papranueshme e bën fakti se Ali Ahmeti dhe BDI në asnjëren nga bombat e publikuara, nuk kan asnjë bisedë lidhur me gjendjen e vështirë ekonomike të veteranëve të UÇK-së, asnjë bised për punësimin e tyre, asnjë bisedë për mos burgosjen e tyre për largimin e tyre nga Maqedonia.
Bisedat e tyre janë kriminale, janë amorale, janë penale, janë bash qysh e kan karakterin kto stervina.
O të mjer kush ju pruni në pushtet,po emri i UÇK-së është i shenjët qe ju ta shfrytezoni.
Unë nuk mund te kam asnjë simpati për partitë tjera shqiptare në Iliridë,sepse nuk i njoh ne thelb siç e njoh BDI-në por kta BDI e di që nuk bajnë, e juve ju mbetet te zgjidhni keto tjerat.
Kthjellnu sot neser do jetë shumë vonë.
Rrnofshin shqiptarët.
Lavdia është e dëshmorëve.” – shkruan Nitaj./Albanews24