Arsllani: HEMOROIDET E BDI-së që shpëtuan Veljanovskin

222

Shkruan: Gazmend Arsllani, anëtar i kryesisë së degës së Lëvizjes BESA në Tetovë

HEMOROIDET E BDI-së që shpëtuan Vlejanovskin.

BDI me levizjet e fundit taktike dëshmon për të 1000-tën herë se është kokë e këmbe e kriminalizuar dhe e koruptuar dhe si pasojë lehtë e shantazhuar si nga opozita Maqedonase po ashtu edhe nga Pozita. Ky tregues i rezikshëm flet qartë se kjo parti gjat kohes së qeverisjes me VMRO-në është po aq e koruptuar dhe e kriminalizuar sa vet VMRO-ja.
Mosvotimi për heqjen e mandatit të Vlejanovskit që të perballet me drejtësin për krimet me rastin e sulmit të parlamentit si dhe krimet gjatë kohës së qeversijes VMRO-BDI, tregon fare qartë se në krimin dhe korupsionin qeveritar janë të përfshirë së bashku. Po ashtu kjo le një hije të fortë dyshimi se BDI është e përfshirë edhe në sulmin ndaj parlamentit.
Që mos të zgjatemi më shum dhe të meremi me elaborimin e sjelljeve të deputetëve të BDI-së ishin me hemoroide apo benin sikur ishin. Por e rëndësishme ështe konkluzioni që del nga e gjith kjo levizje taktike për të shpëtuar me çdo kusht vëllezërit e tyre siamez të VMRO-së. Dhe nga kjo kuptohet përse gjat gjithë kohës së qëndrimit në pushtet të BDI-se nuk u arit asnjë marveshje e cila shkon në favor të Shqiptarve, nuk është bërë asnjë investim edhe simbolik në qytetet e banuara me shumic Shqiptare. Gjithashtu është bërë fare e qartë përse gjat gjith kohës eksponent të lartë të BDI-së akuzonin çdo parti opozitare Shqiptare, sepse ata duan me çdo kusht që të jenë në shtratin qeveritar dhe keshtu do të shpëtonin nga drejtësia. Dhe po ashtu do të shpëtonin nga defaktorizimi dhe legjitimiteti i shqiptarve në zgjedhjet elektorale. Duke i blerë, duke i shantazhuar me mekanizma të pushtetit, duke ushtruar trysni dhe duke i kushtëzuar me vendet e punës dhe bukën e gojës.