Arsyet pse ndiheni të lodhur gjithë kohën, nuk kanë lidhje me ato që mund të kishit menduar

15

Ndiheni gjithë kohën të lodhur? Mungesa e gjumit nuk është arsyeja e vetme pse mund ta keni këtë ndjesi

Disa gjëra që bëni (ose nuk bëni) mund t’ju bëjnë të ndiheni të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht.

Këto janë disa prej arsyeve pse ndiheni në këtë mënyrë.

Nuk ushtroheni

Nëse keni menduar se në mënyrë që të mos lodheni shumë gjatë ditës duhet të shmangni palestrën, e keni gabim. Ushtrimi në mënyrë të rregullt rrit metabolizmin dhe ushqen sistemin tuaj me oksigjen dhe nutrientë. Kjo ju bën të ndiheni më energjikë.

Pini pak ujë

Duke mos pirë mjaftueshëm ujë, reduktohet volumi i gjakut dhe gjaku bëhet më i trashë. Kjo bën që zemra ta qarkullojë gjakun në mënyrë më pak efikasedhe e ndalon oksigjenin dhe nutrientët e gjakut të arrijnë në muskuj dhe organe, siç duhet. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të lodhur.

Keni mungesë hekuri

Mungesa e hekurit ju bën të ndiheni e dobët, e lodhur, e papërqendruar dhe e acaruar. Kjo sepse në muskuj dhe qeliza transportohet më pak oksigjen. Mund të rrisni sasinë e hekurit në organizëm duke ngrënë më shumë bishtaja, vezë, arra, gjalpë kikiriku etj.

Jeni perfeksionist

Të qenit perfeksionist bën që të vendosni qëllime dhe objektiva që janë të vështira ose të pamundura për t’u arritur. Sipas psikologëve, nëse bëni pjesë te njerëzit perfeksionist është mirë që të vendosni një afat kohor për gjithçka dhe respektojeni këtë afat. Pas pak kohësh do të kuptoni që koha ekstra që shpenzonit më parë nuk ju ndihmonte aspak në përmirësimin e punës suaj.

Vuani nga frikërat irracionale

Frikërat irracionale (psh: keni frikë mos bëni një aksident, ose mos shefi ju pushon nga momenti në moment nga puna) janë një problem i shumë njerëzve. Frika mund t’ju lodhë dhe paralizojë mendërisht. Nëse vuani nga ky problem, pyesni veten sa shanse ka që ajo që mendoni të ndodhë vërtet? Po ashtu, bisedat me një mik ose person të afërt do t’ju ndihmonin.

Nuk hani mëngjes

Gjatë gjumit, trupi djeg ushqimin që keni konsumuar para se të flinit. Në mënyrë që trupi të funksionojë normalisht është e rëndësishme të merrni energji që në mëngjes. Konsumimi i mëngjesit aktivizon metabolizmin.

Hani shpesh ushqime të shpejta

Ushqimet e fast food-it mund të rrisin nivelet e sheqerit. Duhet ta mbani sheqerin në nivele të qëndrueshme duke konsumuar ushqimet e duhura, si psh: oriz kaf, salmon, patate të ëmbël apo pulë.

Përdorni telefonin para se të flini gjumë

Drita e telefonit ul prodhimin e melatoninës, që është një hormon që rregullon gjumin. Nuk duhet ta përdorni teknologjinë një deri në dy orë para gjumit.