Asgjë nga nisja e punimeve të rrugës Shkup-Bllacë, projekti i shumë-premtuar i BDI-së

16

Mandatet e Qeverive nisin e mbarojnë, por jo edhe punimet në rrugën 12 kilometërshe Shkup-Bllacë. BDI-ja po e përfundon edhe një mandat në Qeveri, me premtimin e parealizuar për autostradën që lidh vendin me Kosovën.

MARKETING 420 x 60

“Në këtë territor në të cilin duhet të ndërtohet autostrada e shumëpremtuar për tashmë sa vite Shkup-Bllacë nuk ka asnjë makineri duke punuar edhe pse tashmë sa vite bëhet një premtim i tillë. Në pjesën e Maqedonisë së Veriut ende ka probleme me shpronësimin e tokave. Më mirë këtë situatë e sqarojnë vet banorët e fshatit Bllacë të cilët thonë se janë të nënvlerësuar me çmimin që shteti i ka dhënë për tokën e tyre”.

Banorët kundërshtojnë ashpër çmimin e ofruar nga shteti prej 200 denarëve, madje ata edhe kanë nisur procedurë gjyqësore.

“Për atë çmim shtetit asnjëherë nuk ia nënshkruar tokën Në rregull nëse shteti nuk ka para, le ta bëjë ndërrimin tokë për tokë. Si do të zgjidhet do ta shohim. Kemi protestuar më herët, do të protestojmë prapë. Unë dhe pjesa dërrmuese e kemi dërguar në gjykatë këtë punë”.

Ata madje ndjehen të mashtruar. Thonë se makineritë që ishin sjellë aty kanë punuar vetëm një javë dhe janë larguar. Ndërsa edhe ata që ishin dakorduar për çmimin thonë se akoma nuk i kanë marrë paratë.“Kanë nis nja dy javë i kanë sjellë nja dy makineri të kalbura. Sa për të thënë se ia nisën edhe e lanë. Shkuan, i morën ekskavatorët edhe shkuan. Tokën prodhuese e ka paguar 4 euro, kurse pjesën e pyllëzuar e ka paguar 15 euro. Këta të mëdhenjtë këto gënjeshtarët kanë ndonjë përfitim këtu”.“E kanë shembur një pjesë të malit dhe tani nuk ka as makineri që punojnë aty. S’besoj as se janë duke punuar, vetëm ndoshta ka qenë reklamë”.

“Tokat janë private dhe shteti nuk guxon të ia marrë askujt. Bëjnë mirë bashkëfshatarët tanë që kërkojnë më shumë për këtë tokë. Pagesa nuk kam marrë, asnjë këst. Do që të marrë tokë më shumë se sa duhet shteti, ka dërguar letër përsëri”.

“Neve na u dha ashtu rasti që të vendosim. Na duhej kohë për të nxjerr dokumentet dhe nënshkruam. Përndryshe çmimi nuk është I volitshëm. Në të vërtet kur ky Bujar Osmani pati thënë se pagesa do të jetë nga 20 deri 50 euro për rajonin e Bllacës. Tash presim përgjigje, që të bëhet pagesa. E kanë bërë me rata. Nuk I paguajnë menjëherë, por çdo muaj nga pak”.

Autostrada Shkup-Bllacë premtohet tashmë disa vite nga BDI. Ky projekt figuron pothuajse në të gjitha programet zgjedhore të partisë së Ahmetit. I njëjti është bartur edhe në programin 2020-2024. /Alsat M/