ASH: BDI edhe në gjendje pandemie plason gënjeshtra për interesa partiake

9

Aleanca për Shqiptarët bën të ditur se nuk do të qëndron e heshtur ndaj gënjeshtrave të BDI-së.

Nga kjo parti thonë se deklaratat e zëvendës ministrit të brendshëm Agim Nuhiu për punësimin e 130 policëve të rinj shqiptar janë të pa vërteta.

MARKETING 420 x 60

“Duke respektuar plotësisht ndjeshmërinë e situatës dhe duke qëndruar larg politikës, nuk do të thotë se do të qëndrojmë të heshtur ndaj gënjeshtrave që BDI plason në opinion! Është turp për zv.ministrin e BDI-së në Ministrinë e Punëve të Brendshme, z. Agim Nuhiu i cili shfrytëzon situatën e jashtëzakonshme për të bërë dezinformata në lidhje me punësimet e policëve shqiptarë, të cilët pa asnjë dyshim janë nën përqindjen e garantuar me kushtetutë.

Sipas fjalëve të zv.ministrit Nuhiu janë punësuar 130 policë të rinjë shqiptarë por, një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë sepse nga gjithsej 532 kandidatë, si shqiptar janë deklaruar 114 prej tyre. Kur themi janë deklaruar, sipas praktikës së fundit nënkuptohet se shpesh herë maqedonas janë paraqitur si shqiptar vetëm sa për të zënë një vend pune i cili është siguruar për një shqiptar, që do të thotë se edhe 114 shqiptarët e deklaruar nuk janë të gjithë realisht shqiptar.

Zv.ministri Nuhiu në vend se të bëjë dezinformata, është mirë që të angazhohet të rrisë numrin e shqiptarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e gjithashtu të angazhohet më shumë për tejkalimin e situatës me koronavirusin, se sa me politika të ulëta në këtë gjendje të jashtëzakonshme!”, thuhet në kumtesën e ASH-së.