Assad: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë me terroristët që të marrin naftën e vendit tonë

36

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka akuzuar forcat amerikane për vjedhjen e naftës së vendit dhe se janë duke punuar me terroristët për të mbajtur pozicionet e tyre atje, pasi ai përpiqet të rivendosë sundimin e tij autoritar mbi kombin e shkatërruar nga lufta.

Assad – i cili është mbështetur nga Rusia dhe Irani – i tha agjencisë shtetërore të lajmeve SANA se sirianët duhet të bashkohen për ta bërë pozicionin e Amerikës në këtë vend të pandikueshëm.

Sipas mediave të huaja, ka qenë një fund i trazuar i vitit 2019 për forcat amerikane në Siri. Kishte rreth 2,000 ushtarë të stacionuar në vend deri në tetor, kur presidenti Donald Trump befas urdhëroi trupat amerikane të largohen nga verilindja e vendit  për t’u vendosur së bashku me Forcat Demokratike Siriane (SDF) aleate, transmeton Telegrafi.

Kjo lehtësoi një pushtim turk të zonës.

Administrata Trump që nga ajo kohë ka thënë se do të mbajë një forcë të vogël amerikane në lindje të vendit për të ruajtur puset e naftës atje, që mendohet të jenë rreth 500 ushtarë të mbështetur nga automjete të blinduara.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Newsweek, “Çdo pretendim që Shtetet e Bashkuara po vjedhin naftë nga Siria është plotësisht një gënjeshtër dhe e pabazë”.