Autoambulancat në RMV me vjetërsi mesatare mbi një dekadë

17

Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Qendrës për Komunikim Qytetar (QKQ) autoambulancat janë të moshës mesatare mbi një dekadë (11-vjeçare), e ndërkaq në tërë territorin ka 183 vetura, transmeton Portalb.mk.

“Vjetërsia mestarë e këtyre veturave është 11 vjet ndërkaq 53 për qind janë të fituara si donacion apo shfrytëzim nga institucion tjetër. Më së shumti autoambulanca ka në Shkup, 30 dhe në Ohër dhe Manastir nga 12. Vijojnë Velesi dhe Kumanova ku ka nga 8 autoambulanca. Dy veturat më të vjetra janë nga vitit 1988, kurse më e shfrytëzuara ka të kaluara deri 1 milion e 360 mijë kilometra”, thuhet në kumtesë.

Sipas bazës së të dhënave të publikuara nga QKQ-ja, ministritë dhe komunat kanë në dispozicion 2.645 vetura udhëtimi, që do të thotë se për çdo 15 vetura udhëtimi është një autoambulancë.