AUV Maqedoni: Në periudhën me temperaturë të lartë keni kujdes nga ushqimet

56

Që të eliminohet mundësia për helmim me ushqim për shkak të temperaturave të larta është e domosdoshme të bëhet zgjedhje, furnizim dhe transport i duhur i produkteve, këshillon Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe paralajmëron që mbi 30 gradë rritet rreziku nga helmimi me ushqim, ndërkaq mund të reflektohet edhe në shëndetin e kafshëve.

“Ushqimi të blihet nga operatorë të miratuar, të mbahet llogari për pamjen, afatin e përdorimit dhe ruajtjen e tij adekuate, ndërsa produktet që mund të prishen lehtë të blihen kryesisht nga objekte ku prodhimet ruhen në pajisje ftohëse. Të evitohet blerja dhe të mos përdoret ushqimi me ambalazh të dëmtuar, ndërsa prodhimet e ftohta apo të ngrira të blihen në fund të blerjes. Mishi, qumështi dhe vezët të blihen në fund, ndërsa këto prodhime të mos ruhen gjatë në mjete të ndryshme transporti ku temperaturat janë shumë të larta”, kumtoi sot AUV.

MARKETING 420 x 60

Këshillon që para përgatitjes së ushqimit të lahen mirë duart, ushqimi i ftohur të ruhet në temperaturë më të ulët se 5 gradë, ndërsa ushqimi i nxehtë në temperaturë më të lartë se 60 gradë Celsius. Frutat dhe perimet të lahen mirë, mishi, qumështi dhe vezët të përpunohen në mirë në mënyrë termike.

Nëse pas përgatitjes ushqimi nuk konsumohet menjëherë, ai duhet të ruhet në frigorifer. Duart të lahen shpesh gjatë përgatitjes së ushqimit. Në frigorifer në raftet e sipërme të ruhet ushqimi i përgatitur, ndërsa në të poshtmet ushqimi i papërpunuar. Ushqimi të ruhet nga insektet dhe brejtësi, por edhe nga manarët dhe kafshët e tjera të cilët mund ta kontaminojnë.