Azeski: Paga minimale prej 14.500 denarëve është poshtëruese, kapitali mund të ikë jashtë vendit

26

Shuma prej 14.500 denarë jo vetëm që është poshtëruese, por edhe vetë hapja e asaj çështje është poshtëruese, vlerëson njeriu i parë i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

Ai në intervistë për AIM-në, thekson se rregullimi i marrëdhënieve nga ana e shtetit drejt sektorit privat është punë e keqe dhe se sektori privat duhet të ketë liri të plotë në qëllimet e saj. Ai thekson se Maqedonia po lëviz drejt tregut ekonomik dhe duhet ta kemi të qartë se asgjë nuk ndryshon nëse paga minimale do të jetë 14.200 ose 14.800 denarë.

Vitin që kaloi, Azeski e vlerëson si vit normal, në të cilën vendi ka zgjidhur çështje kyçe dhe të rënda të çështjeve të politikës së jashtme.

“Për momentin vlerësimi jonë është se nuk ka sektor të rrezikuar, ndërsa zgjidhja e çështjeve kyçe do të lë hapësirë për ekonominë”, tha Azevski.

Ai paralajmëron rrezik të ikjes së kapitalit jashtë, nëse vendi nuk merret seriozisht me gjendjen në gjyqësorë.

Azevski si destinacione të mundshme ku mund të transferohet kapitali theksoi vendet si Presheva, Selaniku, Sandanski (Bullgari).