Azizi: Dikur Menduh Thaçi “shpërblimin” e merrte nga Mijallkovi, tani nga LSDM-ja!

40

Anëtari i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen Besa, Adnan Azizi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në lidhje me rastin ku akuzohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. Azizi thotë se nuk ishte e rastësishme deklarata e Thaçit kur bëri thirrje para disa javësh që të votohet LSDM-ja, sepse nëse dikur “shpërblimet” Thaçi i merrte nga Mijallkovi, tani i merr nga LSDM-ja, shkruan Albanews.

“Dhe sa shpejt i bien maska, i del mashtrimi, dyftyrësia. Vetëm para 2 javëve deklaroi se shqiptarët duhet ta votojnë LSDM-në dhe jo partitë shqiptare! Sot Gjykata e Apelit, Menduhin bashkë me Sashën e shpall të pafajshëm për kurdisjen e zgjedhjeve në të kaluarën!

Edhe pse atëherë bashkëpunuat me Sashën, kundër Zajkos në Strumicë, tash nga gjykatat e kontrolluara nga LSDM Menduhi del i pafajshëm për “Bedredin prajshe”. Pra, i ranë maskat tërësisht “opozitës së dikurshme shqiptare” dhe liderit të saj Menduh Thaçi”, shkruan ndër të tjera në Facebook Azizi. /Albanews/