Ju nuk ulët papunësinë, ju shuat popullsinë!
Nga anketat e fundit që janë bërë nga sondazhe të ndryshme, situata në MV është tmerruese:
– 84% e popullsisë e mendojnë ikjen pa kthim nga vendi.
– 10% janë të pavendosur me dilema të mbeten apo të ikin?
– 6% janë të lumtur dhe të vendosur të qendrojnë në vend.
Pa hyrë në analiza më të thella dhe të detajuara këtu përveç qeveritarëve, funksionarëve dhe familjarëve të qeveritarëve, askush nuk dëshiron të jetojë në këtë shtet, bile sipas statistikave, edhe ata që janë të punësuar në administratë dhe arsim e braktisin punën dhe marrin rrugën pa kthim.
Çfarë ironie e paparë kur ndëgjon krekosjen e pushtetarëve me lavde për sukseset e qeverisë: “Kemi ulur papunësinë, ka rritje ekonomike, ka investime kapitale. Mjaft mirë është këtu! Se kuptojmë pse po ikin këta njerëz prej këtu?! Këtu si askund tjetër fitohet paraja! Ka nga ata që edhe s’punojnë fare, por marrin rroga, me pak punë këtu bëhesh milioner..”
Dakord plotësisht të nderuar agallarë, jam dakord për atë që thoni ju; se këtu në MV bëhet jetë përrallore, por këtë fat e kanë 6% e pushtetarëve dhe familjarët e tyre, ndërsa 84% jetojnë në mizeri me kushte dhe të ardhura nën çdo nivel jetese!
Sa për ilustrim që ju ta shihni realitetin jashta rrethit tuaj familjar dhe ambientit ku jetoni, po ua postoj një fotografi nga Tetova nëse do të keni ndjesinë të shihni nga syzet me xhama të errëta, apo nga veturat me xhama të zi që i parkoni në pallatet dhe vilat që i keni larg qytetarëve të lagjeve të shkreta! – shkruan Adnan Azizi, Sekretar organizativ i Lëvizjes BESA.