Bankroton kuzhinieri me famë botërore, 80 milionë euro borxhe (FOTO)

118

Një muaj e gjysmë pasi që kuzhineri i njohur botërore Xhejmi Oliver (44) ka bankrotuar përshkak të një borxhi prej 80 milion euro, gjithashtu kjo ka shtyrë atë që të mbyllë më shumë se 20 restorante që ai i kishte në posedim së bashku me gruan e tij Xhuls Oliver (44).

Ajo në një intervistë për magazinën “RED” ka komentuar situatën, mirëpo gjithashtu ka zbuluar edhe planet për të ardhmen.

“Të gjithë jemi të thyer dhe na duhet pushim. Gjithçka që kam dashur kanë qenë fëmijët dhe jeta fmailjare. Kjo jam unë” – është shprehur gruaja e Xhejmi Oliverit.

Për momentin pa punë kanë ngelur rreth 1300 punëtorë, dhe për këtë janë njoftuar vetëm gjysmë ore para bankrotit. Xhejmi dhe Gruaja e tij janë kurorzuar në vitin 2000 në Britani të Madhe, ndërsa nga martesa kanë 5 fëmijë.
https://www.instagram.com/joolsoliver/?utm_source=ig_embed