Banksy përmes artit tregon se kush janë heronjtë e kohës së sotme

15

Një vepër e re arti e autorit të famshëm Banksy është shfaqur në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, piktura kryesisht bardhë e zi, e cila është një metër katror, u var në bashkëpunim me menaxherët e spitalit në një holl pranë departamentit të urgjencës.

Ajo tregon një djalë të ri që gjunjëzohet para një shporte.

Siç edhe mund të shihet, ai ka vendosur figurat e tij të modelit të Spiderman dhe Batman në favor të një heroi të ri të veprimit të preferuar – një infermiere të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor.

Krahu i infermieres është i shtrirë dhe duket sikur bën me shenjë përpara, si në stilin e Supermenit në një mision.

Ajo ka veshur një maskë për fytyrë, një pelerinë të një infermiereje dhe një platformë me emblemën e Kryqit të Kuq (i vetmi element me ngjyrë në foto).

Artisti la një shënim për punonjësit e spitalit, në të cilin shkruhej: “Faleminderit për gjithçka që jeni duke bërë. Shpresoj që kjo të ndriçojë vendin pak, edhe pse është vetëm bardhë e zi”.

Piktura thuhet se do të qëndrojë në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton deri në vjeshtë kur do të dalë në ankand për të mbledhur para për punëtorët shëndetësorë.

Paula Head, drejtore ekzekutive e Spitalit Universitar ka thënë: “Familja jonë e spitalit është prekur drejtpërdrejt me humbjen tragjike të anëtarëve shumë të dashur dhe të respektuar të stafit dhe miqve”.

“Fakti që Banksy na ka zgjedhur të njohim kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithëve, është një nder i madh”.

Ajo shtoi: “… Padyshim që do të jetë një nxitje masive për moralin për të gjithë ata që punojnë dhe përkujdesen në spitalin tonë”.