Banorët e Qendrës së Shkupi do të marrin nga 1.5 denarë për çdo shishe të ricikluar

49

Me instalimin vending makinave për kthim të shisheve të plastikës dhe qelqit, NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër do të motivojnë banorët të angazhohen në përzgjedhjen dhe ndarjen e mbeturinave. Për më tepër, përmes subvencioneve komunale ata do të marrin 1.5 denarë për secilën shishe të ricikluar, transmeton MOF.

Siç kanë njoftuar nga komuna, deri në fund të vitit 2020, do të instalohen 27 vending makina për kthim në të gjithë Komunën Qendër.

“9 nga 27 makinat e planifikuara tashmë janë blerë dhe ne do të fillojmë instalimin e tyre në fillim të marsit. Në këtë projekt kemi punuar më shumë se një vit dhe mendoj se do të ketë ndikim të madh jo vetëm në zhvillimin e kompanisë sonë, por edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e riciklimit”, theksoi Vasko Kiçevski, drejtor i NP Parkingjet e Komunës Qendër.

Të gjithë banorët e përfshirë në procesin e depozitimit të mbeturinave të përzgjedhura dhe të ndara do të marrin subvencione nga komuna në këmbim të shisheve të plastikës dhe qelqit. Gjatë kësaj, për çdo shishe do të marrin një shumë të caktuar parash në kartelën e re për pagesë “GreenPay Card”, me të cilën do të kenë mundësi të blejnë me zbritje në markete të caktuara, dyqane, lokale etj., ose të paguajnë për shërbime të cilat i ofron ndërmarrja.

“Komuna e Qendrës ka paraparë subvencione, për këtë projekt, në buxhetin e vitit 2020 dhe për secilën shishe të ricikluar janë siguruar 1.5 denarë, si dhe mjete për 18 vending makinat e tjera për kthim. Shpresoj që ky shembull pozitiv të jetë një fillim që në të cilin më tej do të përfshihen edhe komunat tjera, institucionet, por edhe kompanitë private, me qëllim që Komunën, Qytetin dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar”, shtoi kryetari i Komunës, Sasha Bogdanoviq.

Ata paralajmëruan se deri në fund të muajit do të lëshohet në përdorim edhe një aplikacion i ri mobil i NP Parkingjet e Komunës Qendër i cili duhet të lehtësojë pagesën, ndërsa përmes tij do të mund të raportohen edhe të gjitha problemet komunale.