Barcelona dënohet për topat e hedhur në fushë, paralajmërohet me mbyllje të stadiumit

25

Barcelona është gjobitur me 1.500 euro dhe është paralajmëruar për mbylljen të stadiumit nga Komiteti i Konkurrencës.

Kjo për shkak të trazirave të shkaktuara në Camp Nou gjatë El Clasico të mërkurën kundër Real Madrid, ndeshje që u mbyll 0-0.

Gjyqtari Alejandro Hernandez u detyrua të ndalonte lojën për disa qaste, pasi topat të shumtë u hodhën në fushë gjatë pjesës së dytë.

Klubi katalanas është gjykuar për shkelje të nenin 101.2 të Kodit Disiplinor të Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili përbëhen “shkelje serioze” për “lëshimin e topave ose objekteve të tjera në fushën e lojës nga tribunat, pavarësisht nëse loja është e ndalur ose jo”.

Barcelona është paralajmëruar që në rast përsëritje, mund t’i mbyllet edhe stadiumi për ndeshje të caktuara.

Pas ndeshjes së zhvilluar në Camp Nou ka pasur protesta jashtë fushës, ku nuk kanë munguar të lënduarit.